Transmetuar më 05-06-2026, 07:41

Forcat e Policisë së Krujës, të mbështetura nga efektivë të ardhur nga Tirana, kanë ndërmarrë që në orët e para të mëngjesit një operacion të gjerë për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në territorin e rrethit.

Aksioni po zhvillohet në disa prej zonave të konsideruara problematike për kultivimin e kanabisit, ndërsa kontrollet janë përqendruar kryesisht në Malësinë e Krujës, Nikël, Thumanë dhe zona të tjera të evidentuara nga strukturat ligjzbatuese.

Kruja është identifikuar ndër vite si një nga qarqet me problematikë të lartë në lidhje me kultivimin e bimëve narkotike. Për këtë arsye, që prej fillimit të sezonit pranveror, policia ka intensifikuar kontrollet dhe operacionet në terren, me synim parandalimin dhe zbulimin e rasteve të kultivimit të kanabisit.

Burime nga policia bëjnë me dije se operacioni është ende në zhvillim dhe pritet që në përfundim të tij të publikohen detaje mbi rezultatet, si dhe masat e marra ndaj personave të përfshirë në veprimtari të paligjshme.

Autoritetet vijojnë kontrollet në terren, ndërsa aksioni konsiderohet pjesë e planit kombëtar për luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit