

Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së sotme, duke favorizuar mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.
Sipas parashikimeve meteorologjike, orët e para të ditës do të karakterizohen nga kthjellime dhe alternime të herëpashershme të vranësirave mesatare. Pas mesditës, vranësirat do të tërhiqen gradualisht, duke i lënë vend motit kryesisht të kthjellët.
Era do të fryjë me drejtim nga juglindja në jugperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 6 metra në sekondë.
Ndërkohë, në detet Adriatik dhe Jon pritet valëzim me forcë 2 deri në 4 ballë, duke paraqitur kushte përgjithësisht të favorshme për lundrim.
Meteorologët parashikojnë që kushtet e qëndrueshme atmosferike të dominojnë gjatë gjithë ditës, duke krijuar një mot të përshtatshëm për aktivitetet në natyrë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






