

Vlorë, 4 qershor 2026 – Një plagosje është raportuar mbrëmjen e sotme në qarkun e Vlorës, ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster.
Sipas burimeve paraprake, si pasojë e të shtënave një person ka mbetur i plagosur rëndë.
Burime jozyrtare thanë se Sh.K., 37 vjeç banor i Sevaster, ka mbetur i plagosur nga qitje me armë zjarri. Dyshimet e para janë për një vetëplagosje aksidentale.
I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia e Shtetit, në kuadrin e censurës ndaj medias, e nisur më 6 maj 2026, nuk ka dhënë informacion zyrtar. Noa.al kërkoi të dhëna konfirmuese por nuk mori një përgjigje.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






