

Tiranë, 4 qershor 2026 – Gjatë protestës para godinës së Kryeministrisë, qytetarë kanë vendosur në shkallët e institucionit fotografinë e efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë një aksioni policor në Maliq.
Fotografia shoqërohej me dy lule dhe një mbishkrim ku lexohej: “Sot protestoj për Enean, që u vra nga shteti”.
Protestuesit kanë vijuar tubimin duke kërkuar anulimin e projektit në zonën e Zvërnecit, ndërsa gjatë protestës janë dëgjuar edhe thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Pjesëmarrësit kanë theksuar se protesta është qytetare dhe jo e lidhur me asnjë forcë politike, përfshirë partitë ekzistuese apo të reja.
Ndërkohë, ata kanë përsëritur pesë kërkesat kryesore të lëvizjes:
Dorëheqja e qeverisë Shfuqizimi i statusit për investitorët strategjikë Shfuqizimi i Paketës së Maleve Anulimi i ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura Anulimi i ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






