Transmetuar më 04-06-2026, 22:11

Tiranë, 4 qershor 2026 – Është mbyllur pas më shumë se tre orësh protesta e pestë radhazi përballë godinës së Kryeministrisë, ku qytetarë janë mbledhur kundër projektit në zonën e Zvërnecit.

Tubimi nisi në sheshin “Skënderbej”, ku protestuesit u grumbulluan me flamuj dhe pankarta, përpara se të marshonin drejt Kryeministrisë. Gjatë protestës u dëgjuan edhe thirrje për një reagim paqësor dhe për përfshirje të qytetarëve nga të gjitha grupet politike.

Në një deklaratë përpara turmës, përfaqësues të “grupit nismëtar” u shprehën se nisma përfaqëson qytetarë të lirë dhe e konsideruan protestën si një përgjigje ndaj, siç u tha, “rreziqeve ndaj interesit kombëtar”. Ata theksuan se kërkesat e tyre janë të panegociueshme dhe mbështeten nga një numër i madh pjesëmarrësish.

Gjatë tubimit u paraqitën pesë kërkesat kryesore të protestuesve:

Dorëheqja e qeverisë Shfuqizimi i statusit dhe kuadrit ligjor për investitorët strategjikë Shfuqizimi i Paketës së Maleve Anulimi i ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura Anulimi i ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore

Protesta u zhvillua nën monitorimin e forcave të rendit dhe përfundoi pa raportime për incidente.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit