Transmetuar më 04-06-2026, 22:09

Tiranë, 4 qershor 2026 – Pak momente para nisjes së protestës për Zvërnecin përballë Kryeministrisë, disa të rinj i kanë dhuruar lule efektivëve të Policisë së Shtetit të vendosur në detyrë në zonë.

Ky gjest, sipas pjesëmarrësve, është bërë në shenjë solidariteti për efektivin e vrarë gjatë një aksioni policor në Maliq, si dhe si mesazh për një protestë paqësore.

Policët e pranishëm nuk e refuzuan gjestin, duke reaguar me mirënjohje dhe më pas janë rikthyer në detyrën e tyre. Siç shihet edhe në pamjet e publikuara, disa prej efektivëve i mbajtën lulet gjatë vijimit të shërbimit.

Organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë theksuar gjatë ditëve të protestës se tubimet synojnë të mbeten paqësore dhe të fokusohen te kërkesat e tyre për projektin në Zvërnec.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit