Transmetuar më 04-06-2026, 21:08

Tiranë, 4 qershor 2026 – Gjatë protestës së zhvilluar në kryeqytet, një prej pjesëmarrësve i është drejtuar turmës me thirrje për të mos u dorëzuar dhe për të vazhduar qëndrimin kundër projektit në Zvërnec.

Ai u shpreh se dorëzimi i qytetarëve do të kishte pasoja për të ardhmen e vendit dhe rajonit, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të protestës.

“Mos u dorëzoni. Po u dorëzuat ju, iku Shqipëria, iku Kosova, iku kombi shqiptar. Kjo protestë do të shënojë një kthesë historike. Populli duhet të ngrihet dhe të mos e dorëzojë atdheun,” u shpreh ai.

Protestuesi shtoi gjithashtu se lëvizja ka mbështetje edhe nga shqiptarë jashtë vendit dhe se, sipas tij, qytetarët duhet të vazhdojnë mobilizimin në mbrojtje të interesave të vendit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit