

Pogradec, 4 qershor 2026 – Efektivi i Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë një operacioni policor në fshatin Bode, Maliq, do të varroset në vendlindjen e tij, fshatin Blace, ndërsa jo në Varrezat e Dëshmorëve, siç parashikon statusi i “Dëshmorit të Atdheut”.
Familja e Mekollit ka kërkuar këtë vendim për shkak të një tragjedie të mëparshme, ku kanë humbur edhe një djalë tjetër nga një sëmundje e rëndë, gjithashtu efektiv policie. Ata kanë shprehur dëshirën që dy vëllezërit të prehen pranë njëri-tjetrit.
Homazhet për nder të Enea Mekollit do të zhvillohen të premten në orën 12:00 në Pallatin e Kulturës Pogradec, ndërsa ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 14:00 në Blace.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






