Transmetuar më 04-06-2026, 19:45

Tiranë, 4 qershor 2026 – Para godinës së Kryeministrisë po zhvillohet protesta e pestë qytetare kundër projektit të zhvillimit në zonën e Zvërnecit. Tubimi po vijon me pjesëmarrje masive qytetarësh, të cilët mbajnë pankarta me mesazhe si “Atdheu nuk është në shitje” dhe “Nuk shitet Shqipëria”, ndërsa dëgjohen edhe thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të kryedemokratit Sali Berisha.

Protestuesit theksojnë se tubimi është i qytetarëve të lirë dhe nuk ka lidhje me asnjë parti politike apo forcë të re. Një nga organizatorët shpjegoi se lëvizja është mbarëkombëtare dhe drejtohet nga një grup qytetarësh me integritet, të rinj e të reja të vendosur për të mbrojtur interesin dhe pasuritë e vendit.

Gjatë tubimit, janë bërë publike pesë kërkesat kryesore të protestuesve, të cilat ata i konsiderojnë të panegociueshme:

Dorëheqja e qeverisë Shfuqizimi i statusit dhe kuadrit ligjor të investitorëve strategjikë Shfuqizimi i Paketës së Maleve Anulimi i ligjit të zonave të mbrojtura Anulimi i ndryshimeve ligjore për trashëgiminë kombëtare

Organizatorët paralajmëruan se protesta do të vijojë deri në përmbushjen e këtyre kërkesave dhe kanë bërë thirrje për qartësi ndaj opinionit publik, duke theksuar se lëvizja synon të mbrojë interesin kombëtar dhe mjedisor.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit