

Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar me votim 19-3 emërimin e Eric Wendt si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i SHBA-ve në Republikën e Shqipërisë, mëson Albanian Post përmes një komunikimi zyrtar me zyrën e shtypit të Komitetit.
Emërimi i Wendt është mbështetur nga shumica e anëtarëve të komisionit, përfshirë senatorë nga të dyja partitë kryesore, duke e çuar kandidaturën një hap më afër konfirmimit final në Senatin amerikan.
Sipas të dhënave të votimit, 19 senatorë votuan pro dhe 3 kundër. Ndër senatorët që mbështetën kandidaturën janë Risch, Ricketts, McCormick, Daines, Hagerty, Barrasso, Lee, Paul, Cruz, Scott, Cornyn, Shaheen, Coons, Murphy, Kaine, Duckworth dhe Rosen, mes të tjerëve.
Pas këtij vendimi në komision, kandidatura pritet të kalojë për votim në seancë plenare të Senatit, ku do të vendoset përfundimisht për konfirmimin e tij si ambasador i ri në Tiranë.
Nëse konfirmohet nga Senati, Wendt do të marrë drejtimin e Ambasadës së SHBA-ve në një periudhë të konsideruar të rëndësishme për marrëdhëniet SHBA–Shqipëri, veçanërisht në fushat e sigurisë, investimeve dhe bashkëpunimit euroatlantik.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






