Transmetuar më 04-06-2026, 19:11

4 qershor 2026 – Në një reagim nga Porto Montenegro, kryeministri Edi Rama komentoi protestat e fundit dhe thirrjet e qytetarëve për dorëheqje.

Rama theksoi se nuk mund të harrohen ata që sipas tij nuk e mbështesin procesin e ndryshimit dhe zhvillimit në vend. “S’bëhet llaf më, ta harrojnë të gjithë ata që thonë s’duan apo s’na duan, se na kalon prapë huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane,” u shpreh kryeministri.

Deklarata erdhi ndërkohë që mijëra qytetarë kanë dalë në protesta në Tiranë, Durrës dhe Vlorë, duke shprehur shqetësime lidhur me investime të ndryshme dhe duke kërkuar më shumë transparencë nga institucionet.

Postimi i Ramës:

LIVE NGA PERLA QË E SOLLËN KËTU DIKUSH QË E PËRZUNË NGA SHQIPËRIA O çuna goca na e kaluan njëherë këta vëllezërit e vegjël topin për shalësh, për fajin e honxhobonxhove tanë që e lanë topin ta marrë deti Po tani s’bëhet llaf më, ta harrojnë të gjithë ata që thonë s’duan apo s’na duan, se na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit