

Tiranë, 4 qershor 2026 – Protesta kundër projektit të zhvillimit në zonën e Zvërnecit ka hyrë në ditën e saj të pestë, me një pjesëmarrje masive qytetarësh që kanë nisur marshimin nga Sheshi Skënderbej drejt godinës së Kryeministrisë.
Mes protestuesve ishte edhe Engjëll Cani, babai i të ndjerit Martin Cani, i cili iu bashkua qytetarëve për të shprehur kundërshtimin ndaj projektit. Mijëra qytetarë kanë mbushur bulevardin, duke mbajtur flamuj dhe pankarta, ndërsa janë dëgjuar thirrje dhe slogane kundër klasës politike, veçanërisht ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Sali Berisha.
Teksa marshimi ka nisur, protestuesit kanë brohoritur në kor: “U ka ardhur fundi, në burg”, duke drejtuar mesazhin ndaj Ramës dhe Berishës.
Ashtu si në ditët e mëparshme, tubimet filluan në Sheshin Skënderbej, nga ku qytetarët pritet të vijojnë marshimin drejt Kryeministrisë. Organizatorët kanë bërë të ditur se mobilizimi do të vazhdojë deri në adresimin e kërkesave për transparencë dhe respekt të interesit publik lidhur me projektin në Zvërnec.
Forcat e rendit po monitorojnë situatën për të siguruar që protesta të zhvillohet pa incidente.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






