Transmetuar më 04-06-2026, 18:34

Vlorë, 4 qershor 2026 – Protesta kundër projektit të zhvillimit në zonën e Zvërnecit ka hyrë në ditën e saj të pestë, ndërsa qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur sërish për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj investimit të planifikuar.

Gjatë pasdites, protestuesit nisën një marshim drejt bulevardit kryesor, duke mbajtur pankarta dhe duke artikuluar thirrje në mbrojtje të transparencës dhe interesit publik.’Revolucion’, ‘Rama në burg, Berisha në burg’, kanë qenë thirrjet e tyre.

Pjesëmarrësit kanë deklaruar se kundërshtimi i tyre lidhet me shqetësimet për ndikimin e projektit në mjedis, pronat dhe aksesin e komunitetit lokal në zonë. Në tubim janë dëgjuar edhe thirrje për një debat më të gjerë publik dhe për publikimin e plotë të dokumentacionit që lidhet me investimin.

Protesta është zhvilluar pa incidente, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e mobilizimit edhe në ditët në vijim nëse kërkesat e tyre nuk adresohen nga institucionet përgjegjëse.

Kundërshtimet ndaj projektit në Zvërnec kanë nxitur debat publik gjatë javëve të fundit, duke përfshirë përfaqësues të komunitetit lokal, aktivistë mjedisorë dhe përfaqësues politikë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit