Transmetuar më 04-06-2026, 18:13

Tiranë, 4 Qershor 2026 – Ish-futbollisti dhe drejtuesi sportiv Igli Tare është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për të dhënë shpjegime në kuadër të hetimeve ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila dyshohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, si dhe shkelje të barazisë në tendera.

Tare ka deklaruar se apartamenti tip dupleks me sipërfaqe 103 m² në Dhërmi, është blerë nga ai në vitin 2018 përmes kontrate noteriale dhe me pagesa të kryera përmes sistemit bankar. Ai ka theksuar se marrëdhëniet me Ballukun janë miqësore që prej fëmijërisë, dhe familjet e tyre frekuentohen prej vitesh.

Ai ka sqaruar gjithashtu se apartamenti iu është lënë në përdorim Ballukut dhe fëmijëve të saj gjatë periudhave të pushimeve, pa asnjë lidhje me procedurat që po verifikohen nga SPAK.

Sa i përket akuzave për favorizime, Tare ka shpjeguar se procedura e përmendur në Albcontrol daton në vitin 2014 dhe nuk ka lidhje me hetimet aktuale, duke theksuar se ajo është e parashkruar.

“Të hidhen akuza apo të cenohet imazhi i një figure publike mbi bazën e dyshimeve të paprovuara nuk është e drejtë. Çdo veprim i imi është kryer në përputhje me ligjin,” është shprehur ai.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit