

TIRANË – Reperi i njohur shqiptar Noizy ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me protestat kundër projektit të planifikuar në zonën e Zvërnecit, duke shprehur mbështetjen e tij për investimin dhe duke kundërshtuar pretendimet se territori shqiptar po u shitet të huajve.
Përmes një postimi në Instagram, i cili më pas është fshirë, artisti u shpreh me tone të ashpra ndaj debatit publik që ka shoqëruar projektin, duke deklaruar se nuk beson në pretendimet se Shqipëria po humbet kontrollin mbi territorin e saj për shkak të investimeve të huaja.
Noizy argumentoi se prej vitesh shtetas të huaj kanë blerë prona në qytete të ndryshme të vendit, përfshirë Durrësin, pa sjellë pasoja të tilla si ato që, sipas tij, po paraqiten në debatet aktuale.
Ai theksoi gjithashtu se qytetarët që kundërshtojnë projektin kanë të drejtë të shprehin qëndrimin e tyre përmes protestave, ndërsa shtoi se personalisht nuk ka ndërmend të marrë pjesë në to, pasi mbështet investimet e mëdha që, sipas tij, mund të sjellin zhvillim ekonomik për vendin.
Reagimi i reperit ka nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale, ku përdoruesit kanë ndarë qëndrime të ndryshme lidhur me deklaratat e tij dhe me projektin që ka shkaktuar debat publik në vend.
Reagimi i Noizyt
Na keni rrujt lesht… Kush do ndryshim, dilni në protestë, mos na bëni si moralistë shumë se na keni ça k***. Nuk është duke e shitur njeri Shqipërinë, rrini të qetë. Unë njoh shumë polakë, rusë, grekë, gjermanë e austriakë që kanë blerë toka, shtëpi e prona në Durrës. E çfarë do të thotë kjo?
Tashmë e dini që ka protestë. Dilni aty dhe mbylleni gojën. Kush ka prona atje dhe kujtime me atë vend, le të dalë në protestë. Unë nuk u besoj përrallave që po shitet Shqipëria te Izraeli, prandaj nuk dal në protestë dhe as kam ndërmend të dal. Madje, unë jam pro investimit gjigand për Shqipërinë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






