Transmetuar më 04-06-2026, 14:45

TIRANË – Çështja e nxehtë e Zvërnecit dhe mbrojtjes së ekosistemit të Nartës ka kapërcyer kufijtë shtetërorë, duke u shndërruar në një kauzë mbarëkombëtare me impakt të fortë në opinionin publik. Pas katër ditëve të njëpasnjëshme protestash intensive në Tiranë dhe zmbrapsjes së parë të investitorit me heqjen e gardheve rrethuese, valës së reagimeve tashmë po i bashkohet zyrtarisht edhe diaspora shqiptare.

Përmes thirrjeve dhe koordinimeve të shumta që po qarkullojnë në rrjetet sociale, emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit kanë paralajmëruar organizimin e një sërë tubimesh dhe protestash sensibilizuese në metropolet kryesore evropiane. Sipas të dhënave të para, tubimet e diasporës pritet të shtrihen paralelisht në qytete si Londra, Haga, Stokholmi, Madridi dhe Viena, në mbështetje të plotë të revoltës qytetare që po zhvillohet në Shqipëri.

Aktivistët jashtë vendit dhe komunitetet e emigrantëve kërkojnë transparencë të plotë dhe të menjëhershme nga ana e qeverisë në lidhje me projektin turistik që synohet të zhvillohet në atë areal. Ata po bëjnë thirrje të hapur për anulimin e plotë të çdo ndërhyrjeje që cenon integritetin e zonës së mbrojtur të Lagunës së Nartës, e cila njihet ndërkombëtarisht për biodiversitetin e saj të pasur dhe si një habitat unik për shpendët e rrallë, veçanërisht për flamingot.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit