

MALIQ – Detaje të reja dhe mjaft prekëse kanë dalë në dritë nga tragjedia e shënuar mëngjesin e sotëm në Maliq, ku gjatë një operacioni policor ra në krye të detyrës inspektori i forcave „Shqiponja”, Enea Mekolli. Polici i cili sakrifikoi jetën në mbrojtje të ligjit ishte vetëm 34 vjeç dhe nga kjo humbje e parakohshme ka lënë pas bashkëshorten dhe një djalë të mitur.
Ngjarja e rëndë kriminale ndodhi gjatë një aksioni për kapjen e shtetasit Violand Braçellari, 43 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Sapo forcat e rendit kanë rrethuar vendstrehimin e tij dhe i kanë bërë thirrje zyrtare për t’u dorëzuar, 43-vjeçari ka hapur zjarr të befasishëm me armë zjarri ndaj uniformave të zilave.
Breshëria e plumbave rezultoi fatale për 34-vjeçarin Enea Mekolli, ndërsa la të plagosur rëndë edhe kolegun e tij të skuadrës, efektivin Edison Adri, 36 vjeç, i cili po merr trajtim të specializuar mjekësor.
Kjo ngjarje ka shkaktuar një tronditje të thellë në opinionin publik dhe në mbarë strukturat e Policisë së Shtetit. Për të nderuar sakrificën e tij të lartë, kreu i qeverisë ka njoftuar menjëherë pas ngjarjes shpalljen e efektivit të ndjerë „Dëshmor i Atdheut”.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






