

Vendi ynë do të ndikohet këtë të enjte nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, duke sjellë vranësira dhe reshje shiu në një pjesë të mirë të territorit gjatë orëve të para të ditës.
Sipas parashikimit meteorologjik, moti do të karakterizohet nga vranësira mesatare deri të dendura nga mesnata deri në orët e mesditës. Më pas, priten alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ndërsa gjatë pasdites dhe mbrëmjes moti do të jetë kryesisht i kthjellët, me vranësira të pakta deri mesatare kalimtare.
Reshjet e shiut do të jenë të pranishme që në orët e para të 24-orëshit, me intensitet të ulët deri mesatar. Në zonat e ultësirës perëndimore ato do të shfaqen kryesisht në formën e shtrëngatave afatshkurtra, të shoqëruara me shkarkesa elektrike, ndërsa në pjesën tjetër të territorit reshjet do të jenë kryesisht me intensitet të ulët.
Gjatë ditës, reshje të dobëta dhe shtrëngata të izoluara afatshkurtra priten kryesisht në zonat malore. Pas orëve të pasdites, reshjet do të ndërpriten gradualisht në të gjithë vendin.
Era do të fryjë nga drejtimi juglindje–jugperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 6 metra në sekondë.
Temperaturat dhe kushtet atmosferike do të favorizojnë përmirësim gradual të motit gjatë orëve të mbrëmjes.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






