

Trajneri i ri i kombëtares shqiptare, Rolando Maran, komentoi pas humbjes 0-1 ndaj Izraelit në ndeshjen miqësore, duke theksuar se ndeshja kishte elementë pozitivë, por edhe gabime që duhen korrigjuar.
Italiani u shpreh se kërkesa e tij për presion të lartë nga skuadra prishi ekuilibrat në mbrojtje, duke ndikuar në minutat e fundit të takimit.
“Minutat e fundit nuk ishin të mira për skuadrën tonë. Kjo ndeshje ka pasur aspekte pozitive, por edhe negative. Statistikat nuk tregojnë gjithçka që bëmë në fushë. Kemi ndërtuar më shumë se kundërshtari, por nuk ishim të saktë në finalizimin e aksioneve”, deklaroi Maran.
Trajneri shtoi se komunikimi me ndihmësin e tij gjatë ndeshjes dhe në dhomat e zhveshjes është pjesë e rutinës, ndërsa synimi kryesor mbetet të ruhet ekuilibri i skuadrës.
“Ajo që ne duam të arrijmë është të jemi të mirë në vënien në presion. Ia kërkova lojtarëve që të bënin presion lartë dhe e humbëm ekuilibrin. Kjo nuk duhet të ndodhë. Duhet të shohim mënyrën si rritemi si skuadër dhe jo vetëm rezultatin e kundërshtarit. Duhet të përmirësohemi”, përfundoi tekniku kuqezi.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






