

TIRANË – Trajneri i ri i kombëtares shqiptare, Rolando Maran, debutoi me humbje në stolin e kuqezinjve, teksa Shqipëria u mposht 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore që u zhvillua në "Air Albania Stadium".
Pavarësisht kontrollit të lojës nga kuqezinjtë dhe dominimit në posedim, ishte Izraeli që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 73-të, me një diagonale të saktë nga Oscar Gloukh, që mposhti portierin Sherri.
Pas golit, atmosfera u tensionua. Mesfushori izraelit iu drejtua tifozëve shqiptarë duke u bërë me shenjë të pushojnë së brohorituri, çka shkaktoi acarim në shkallët e stadiumit dhe një përplasje mes lojtarëve në fushë. Së pari reagoi Hysaj, ndërsa më pas u përfshinë edhe Arbër Hoxha dhe disa të tjerë. Tifozët kuqezi hodhën edhe sende në fushë, duke shtuar tensionin.
Ndeshja solli edhe disa risive për kombëtaren e Maran: Anis Mehmeti u aktivizua nga minuta e parë, ndërsa në mesfushë u rikthye Ylber Ramadani, ndërsa Juljan Shehu nisi nga stoli.
Megjithë humbjen, kombëtarja e Shqipërisë ka treguar iniciativa dhe raste shënimi, por mungesa e efektivitetit dhe situatat e tensionuara e ndalën nga realizimi i golave.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






