Transmetuar më 03-06-2026, 22:31

Momente tensioni janë regjistruar gjatë ndeshjes miqësore mes Shqipërisë dhe Izraelit, e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”.

Ngjarja ndodhi në minutën e 73-të, kur Oskar Gloukh shënoi golin që kaloi në avantazh skuadrën izraelite. Pas realizimit, futbollisti festoi pranë tribunave, duke nxitur reagime nga tifozët shqiptarë.

Kapiteni i Kombëtares, Elseid Hysaj, ndërhyri menjëherë dhe u përball me lojtarin izraelit, ndërsa për disa çaste situata u tensionua në fushën e lojës.

Gjyqtari ndërhyri për të shmangur përshkallëzimin e incidentit dhe ndëshkoi me karton të verdhë si Hysajn ashtu edhe Gloukh.

Pak minuta më vonë, stafi teknik i Izraelit vendosi të zëvendësojë autorin e golit, duke i dhënë fund polemikave të krijuara pas festimit.

VIDEO

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit