

TIRANË – Protesta kundër projektit në Zvërnec ka vijuar edhe pasditen dhe mbrëmjen e sotme, me qytetarët që kanë bllokuar rrugët në disa segmente të kryeqytetit. Tubimet nisën në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas u zhvendosën drejt Bankës dhe selisë së Partisë Socialiste, duke penguar qarkullimin e automjeteve.
Të ulur në gjunjë dhe duke brohoritur njëzëri, protestuesit thërrisnin: “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve” dhe “Edi Rama ka mbaru, ka maru”. Gjatë protestës, qytetarët i janë drejtuar edhe forcave të rendit pranë Urës së Tajvanit, duke kërkuar në kor që policët të heqin kapelet.
Siç shihet edhe në pamje, qytetarët vijojnë të shprehin kundërshtimin e tyre ndaj projektit të Zvërnecit, duke mbajtur pankarta dhe thirrje kundër qeverisë. Edhe pas më shumë se katër orësh, protestuesit qëndrojnë ende në rrugë, duke paralajmëruar se do të vazhdojnë mobilizimin edhe ditët e ardhshme.
Autoritetet e rendit janë të pranishme në të gjitha pikat kyçe, ndërsa deri tani nuk ka raportime për incidente të rënda.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






