Transmetuar më 03-06-2026, 22:24

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, dy makina përfundojnë në kanal. Ka dy të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të qytetit të Durrësit.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa si pasojë e goditjes së fortë kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në kanal.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur një person, i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Burime paraprake bëjnë me dije se i dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Përplasja ka shkaktuar trafik të rënduar në segmentin ku ndodhi aksidenti, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe shërbimet e emergjencës.

Autoritetet po kryejnë veprimet procedurale për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa po punohet edhe për normalizimin e qarkullimit në autostradë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit