

POGRADEC – Një banesë në lagjen nr. 4 të qytetit të Pogradec është përfshirë nga flakët pasditen e së mërkurës, duke shkaktuar dëme materiale në një prej dhomave të saj.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në një banesë pranë zonës së spitalit, ndërsa flakët janë përhapur në një nga ambientet e brendshme të objektit.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur izolimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së zjarrit në pjesët e tjera të banesës. Ekipet e emergjencës vijojnë punën për fikjen e plotë të vatrës së zjarrit.
Deri më tani nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa dëmet e shkaktuara janë vetëm materiale.
Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut që çoi në shpërthimin e flakëve.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






