

Gjakovë, 2 Qershor 2026 – Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona pas një grabitjeje të raportuar më 1 qershor në qytetin e Gjakovës, ku një i mitur u sulmua dhe i morën një shumë parash.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:50, kur i mituri u përfshi në një përleshje fizike dhe u sulmua me thikë nga tre persona të dyshuar.
I mituri u transportua menjëherë për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.
Sektori i Hetimeve Rajonale në Gjakovë ndërhyri menjëherë dhe më 2 qershor arrestoi tre të dyshuarit, dy prej tyre të mitur dhe një të rritur, të cilët janë dërguar për procedura të mëtejshme ligjore.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





