Transmetuar më 02-06-2026, 12:24

LONDËR – Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka kurorëzuar në fshehtësi martesën e saj me aktorin Callum Turner, në një ceremoni private të mbajtur më 31 maj në ndërtesën historike „Old Marylebone Town Hall“ në Londër. Ndonëse ceremonia u karakterizua nga një stil minimalist dhe larg syrit të mediave, bizhuteritë e zgjedhura nga artistja kanë tërhequr vëmendjen e të gjithë botës së modës.

Fituesja e çmimeve Grammy u shfaq në altar e veshur me një kostum të bardhë elegant nga shtëpia e modës „Schiaparelli“, të kombinuar me doreza transparente dhe një kapelë dramatike – një zgjedhje kjo që riktheu stilin ikonik të viteve ’70 të Bianca Jagger.

Megjithatë, detaji që la pa fjalë të pranishmit ishte gjerdani i saj. Dua Lipa mbante në qafë një krijim luksoz të koleksionit „Bulgari Serpenti“, i punuar plotësisht në ar të bardhë dhe i mbuluar me diamante.

Sipas ekspertëve të bizhuterive, ky model unik përmban mbi 75 karatë diamante, ku sytë e gjarprit janë të zbukuruar me gurë të çmuar në formë dardhe. Vlera e këtij gjerdani në tregun e luksit vlerësohet rreth 430 mijë funte sterlina, apo afërsisht 497 mijë euro, duke e kthyer këtë aksesor në elementin më të shtrenjtë të dasmës së thjeshtë të yllit të popit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit