

Zbulim tronditës pas aksidentit fatal në Fier, 43-vjeçari Ernis Xhumari dyshohet se u largua me shpejtësi pasi pa patrullën e policisë
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me aksidentin fatal të ndodhur në orët e para të mëngjesit në Fier, ku humbi jetën një 43-vjeçar nga Tirana.
Sipas informacionit zyrtar, ngjarja ka nisur rreth orës 01:45 të datës 2 qershor 2026, kur punonjësit e sallës operative të Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë konstatuar përmes kamerave të sigurisë një automjet tip “Mercedes-Benz” që kryente manovra të çrregullta përpara godinës së komisariatit.
Burimet bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit ka dalë disa herë nga makina duke bërtitur para komisariatit, sjellje që ka tërhequr vëmendjen e efektivëve.
Për shkak të veprimeve të pazakonta, salla operative ka njoftuar patrullën e përgjithshme që ndodhej në shërbim në qytet, me qëllim verifikimin e drejtuesit të automjetit dhe sqarimin e situatës.
Megjithatë, sapo ka vënë re afrimin e patrullës policore, drejtuesi i mjetit është larguar me shpejtësi të madhe nga zona.
Vetëm pak minuta më vonë, automjeti është aksidentuar në vendin e njohur si “Rrethrrotullimi i Plasmasit”. Dyshohet se për shkak të shpejtësisë së lartë dhe humbjes së kontrollit mbi mjetin, makina është përplasur me bordurat anësore të rrugës dhe më pas është përmbysur.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi Ernis Xhumari, 43 vjeç, banues në Tiranë.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në aksidentin me pasojë vdekjen e 43-vjeçarit.
Çfarë ndodhi në të gdhirë
Rreth orës 01:45, të datës 2 qershor 2026, punonjësit e sallës operative të Komisariatit të Policisë Lushnjë, nëpërmjet kamerave të sigurisë, kanë konstatuar përpara Komisariatit, një automjet tip “Mercedes-Benz”, duke kryer manovra të çrregullta, dhe më pas drejtuesi i automjetit ka dalë nga automjeti duke bërtitur para Komisariatit, veprim të cilin e ka përsëritur disa herë.
Në këto kushte, salla operative ka njoftuar Patrullën e Përgjithshme që ishte me shërbim në qytet, për t’u afruar në Komisariat, me qëllim verifikimin e drejtuesit të automjetit dhe arsyen e sjelljeve të tij.
Drejtuesi i automjetit, sapo ka parë Patrullën e Përgjithshme që vinte drejt Komisariatit, është larguar me shpejtësi të madhe dhe pas disa minutash dyshohet se për shkak të shpejtësisë së madhe dhe humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga ana e drejtuesit, automjeti është përplasur me bordurat anësore të rrugës, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit” dhe është përmbysur.
Si pasojë, drejtuesi i automjetit, shtetasi E. Xh., 43 vjeç, banues në Tiranë, ka humbur jetën.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





