Transmetuar më 02-06-2026, 07:39

Presidenti i Këshillit Evropian ndalet në Shqipëri në kuadër të turit diplomatik në Ballkanin Perëndimor para samitit që do të mbahet më 5 qershor në Mal të Zi.

TIRANË – Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, zhvillon këtë të martë një vizitë zyrtare në Tiranë, në kuadër të turit diplomatik në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor para Samitit BE–Ballkani Perëndimor.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Costa do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj.

Në agjendën e vizitës është parashikuar edhe një takim me studentët e Kampusit të Tiranës të Kolegji i Evropës.

Sipas njoftimit zyrtar, pas takimit mes delegacioneve shqiptare dhe evropiane, Rama dhe Costa do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Axhenda e vizitës 11:15 – 12:00 – Takim bilateral mes dy delegacioneve 12:15 – 12:45 – Konferencë e përbashkët për shtyp

Vizita zhvillohet në prag të Samiti BE–Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet më 5 qershor në Tivat.

Samiti organizohet gjashtë muaj pas takimit të fundit të zhvilluar në Bruksel dhe synon të riafirmojë angazhimin e Bashkimit Evropian për forcimin e marrëdhënieve me vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe për avancimin e procesit të integrimit evropian të rajonit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit