

TIRANË, 1 qershor 2026 – Vetëm dy javë para finales së madhe të spektaklit “Ferma VIP 3”, produksioni ka marrë vendimin për përjashtimin e një prej konkurrentëve, Sorginit, duke rritur tensionet në shtëpi në këtë fazë vendimtare të garës.
Sipas komunikimit të dhënë gjatë spektaklit, vendimi është marrë nga “Agai”, pas dyshimeve se konkurrenti ka shkelur rregullat e formatit. Konkretisht, është pretenduar se Sorgini ka kërkuar informacion nga jashtë, një veprim që ndalohet rreptësisht nga rregullat e lojës.
Lajmi është bërë i ditur për fermerët nga moderatorja Arbana Osmani, e cila u komunikoi vendimin gjatë transmetimit live, pa u dhënë më parë konkurrentëve asnjë informacion për ngjarjen.
Banorët e spektaklit kanë reaguar me keqardhje ndaj përjashtimit, duke shprehur surprizë për vendimin dhe duke i uruar Sorginit fat në vazhdim.
Ngjarja ka ndikuar në atmosferën e lojës, ndërsa gara po i afrohet fazës finale ku konkurrenca është bërë më e fortë dhe më e tensionuar.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





