Transmetuar më 01-06-2026, 21:09

TIRANË, 1 qershor 2026 – Ka përfunduar pas më shumë se dy orësh protesta e zhvilluar përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, ku qytetarë të shumtë u mblodhën fillimisht pranë Ministrisë së Brendshme dhe më pas marshuan drejt qendrës së qytetit.

Gjatë protestës, pjesëmarrësit deklaruan se “Shqipëria nuk është në shitje”, ndërsa ngritën kërkesa për dorëheqje të kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Besfort Lamallari.

Në një moment të tubimit, disa protestues rrethuan simbolikisht godinën e Ministrisë së Brendshme me tel me gjemba, në shenjë pakënaqësie ndaj situatës dhe kërkesave të tyre për mbrojtjen e zonës së Zvërnecit.

Përpara Kryeministrisë, protestuesit mbajtën fjalime dhe vijuan me thirrje kundër qeverisë, duke përsëritur ultimatumin “24 orë afat, lironi zyrat”, si dhe duke kërkuar largimin e asaj që e cilësuan si ndikim të interesave ekonomike në vendimmarrje.

Në përfundim të tubimit, pjesëmarrësit njoftuan se protestat do të vijojnë edhe në ditën pasuese, duke paralajmëruar një grumbullim të ri në orën 10:00.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit