

Shkup, 31 maj 2026 – Ndeshja mes FK Teteks dhe KF Vllaznimi, e vlefshme për fazën “Play-Off” të Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut, është shoqëruar me incidente në tribuna dhe thirrje me përmbajtje etnike ndaj shqiptarëve.
Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, gjatë zhvillimit të takimit janë dëgjuar kore dhe ofendime me karakter anti-shqiptar, duke shkaktuar reagime të shumta dhe debat në opinionin publik.
Ngjarja është dënuar gjerësisht nga sportdashës dhe përdorues të rrjeteve sociale, të cilët kanë kërkuar reagim nga institucionet sportive dhe autoritetet përgjegjëse, duke theksuar se gjuha e urrejtjes dhe diskriminimi nuk kanë vend në sport.
Deri në këto momente, nuk është bërë publik asnjë reagim zyrtar nga klubet e përfshira apo nga organet kompetente lidhur me incidentin.
Përballja mes Teteksit dhe Vllaznimit ishte pjesë e ndeshjeve të fazës “Play-Off” për ngjitjen në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut, por zhvillimet jashtë fushës kanë zbehur vëmendjen nga aspekti sportiv i takimit.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





