Transmetuar më 31-05-2026, 22:13

Gazetari Marin Mema ka reaguar pas pamjeve të publikuara nga incidenti i ndodhur në zonën e Zvërnecit, ku gjatë protestave kundër projektit të investimit në zonën e mbrojtur u raportuan përplasje dhe akte dhune ndaj qytetarëve.

Përmes një reagimi publik në rrjetet sociale, Mema u shpreh se ndjen personalisht dhimbjen dhe indinjatën e shkaktuar nga trajtimi i një protestuesi, i cili sipas pamjeve është tërhequr zvarrë gjatë ngjarjeve.

“Me këtë zotëri të dhunuar, më kanë tërhequr edhe mua zvarrë! Kaq! Nuk ka nevojë të zgjatem më shumë!”, shkruan gazetari.

Ai shton se qëndrimet e tij lidhur me situatën në Zvërnec dhe Rrjoll i ka bërë të qarta gjatë ditëve të fundit, duke theksuar se publiku mund t’i gjejë ato në postimet e mëparshme.

“Pjesën tjetër lidhur me Zvërnecin, por edhe Rrjollin, e kam theksuar disa herë gjatë dy ditëve të fundit dhe kushdo mund t’i lexojë qëndrimet e mia më poshtë në faqe. Për këtë rast nuk them dot më shumë, gangsterri më ka tërhequr edhe mua zvarrë, ashtu si zotërinë. Këtë ndjej!”, deklaron Mema.

Reagimi i gazetarit vjen në një moment kur ngjarjet në Zvërnec kanë nxitur debate të forta publike dhe politike, ndërsa qytetarë, aktivistë dhe organizata mjedisore kanë kërkuar zbardhjen e plotë të incidenteve dhe identifikimin e personave të përfshirë në aktet e dhunës.

"Me këtë zotëri të dhunuar, më kanë tërhequr edhe mua zvarrë! Kaq! Nuk ka nevojë të zgjatem më shumë! Pjesën tjetër lidhur me Zvërnecin, por edhe Rrjollin e kam theksuar disa herë gjatë dy ditëve të fundit dhe kushdo mundet ti lexojë qëndrimet e mia më poshtë në faqe! Për këtë rast nuk them dot më shumë, gangsterri më ka tërhequr edhe mua zvarrë, ashtu si zotërinë! Këtë ndjej!

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit