Transmetuar më 31-05-2026, 20:55

MIANMAR – Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur këtë të diel në verilindje të Mianmarit, në një ndërtesë ku raportohet se ndodheshin materiale eksplozive të përdorura për miniera.

Sipas autoriteteve lokale, si pasojë e ngjarjes kanë humbur jetën mbi 46 persona, ndërsa rreth 70 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Në pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale, shihet momenti i shpërthimit, i shoqëruar me një re të madhe tymi dhe flakësh që ngrihen me shpejtësi në qiell, duke shkaktuar panik në zonë.

Ekipet e emergjencës dhe autoritetet lokale kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke nisur operacionet e kërkim-shpëtimit dhe ofrimin e ndihmës mjekësore për të lënduarit, si dhe evakuimin e banorëve të prekur nga shpërthimi.

Ndërkohë, shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta dhe janë nën hetim nga autoritetet përkatëse, të cilat po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të shpërthimit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit