Transmetuar më 31-05-2026, 18:36

TIRANË – Shqipëria po përgatitet të miratojë një kuadër ligjor për Inteligjencën Artificiale (IA), në përputhje me standardet dhe praktikat e Bashkimit Europian. Projektligji, i iniciuar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, synon të rregullojë zhvillimin, përdorimin dhe hedhjen në treg të sistemeve të Inteligjencës Artificiale në vend.

Sipas draftit, bizneset dhe subjektet që përdorin sisteme të Inteligjencës Artificiale do të përballen me detyrime të reja, të cilat lidhen me transparencën, dokumentimin e proceseve dhe menaxhimin e rreziqeve që mund të sjellë kjo teknologji.

Projektligji parashikon klasifikimin e sistemeve të Inteligjencës Artificiale sipas nivelit të rrezikut. Sistemet e konsideruara me rrezik të lartë do t’i nënshtrohen kërkesave dhe kontrolleve më të rrepta, me qëllim garantimin e sigurisë dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.

Në një njoftim zyrtar, AKSHI bën të ditur se kompanitë që përdorin praktika të ndaluara të Inteligjencës Artificiale mund të ndëshkohen me gjoba që variojnë nga 40 deri në 150 milionë lekë, ose deri në 7 për qind të xhiros së tyre vjetore, në varësi të natyrës dhe rëndësisë së shkeljes.

Sipas institucionit, autoritetet përgjegjëse do të pajisen me kompetenca mbikëqyrëse dhe kontrolluese për zbatimin e ligjit, ndërsa objektivi kryesor mbetet garantimi i një përdorimi të sigurt, të përgjegjshëm dhe transparent të teknologjive të Inteligjencës Artificiale në Shqipëri.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit