Transmetuar më 31-05-2026, 15:01

Tiranë – Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, ka zhvilluar një takim me nxënësit e shkollës “WAT”, në kuadër të një aktiviteti me fokus angazhimin qytetar dhe edukimin mbi funksionimin e institucioneve vendore.

Në takim ka qenë i pranishëm edhe Zaho Rama, i cili mori pjesë së bashku me nxënës të tjerë në aktivitetin e zhvilluar në ambientet e Këshillit Bashkiak.

Në një reagim në rrjetet sociale, Ristani vlerësoi pjesëmarrjen e të rinjve, duke theksuar se përfshirja e tyre në procese të tilla është një tregues pozitiv për të ardhmen e qytetit.

Takimi u fokusua në njohjen e nxënësve me punën e administratës vendore dhe mënyrën e funksionimit të vendimmarrjes në nivel bashkiak, si pjesë e aktiviteteve edukative me shkollat.

Postimi i plotë: 

"Pata kënaqësinë të mirëprisja në Bashkinë e Tiranës nxënësit e shkollës WAT. Një takim shumë i bukur, gjatë të cilit diskutuam për shumë çështje dhe më impresionuan me inteligjencën, kuriozitetin dhe idetë e tyre. Duke i dëgjuar, bindem edhe më shumë se e ardhmja e qytetit tonë do të jetë në duar të sigurta. Dyert e Bashkisë së Tiranës janë gjithmonë të hapura për ju dhe jeni kurdoherë të mirëpritur", shkruan Ristani

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit