

Prej tetë ditësh ishte në kërkim, por shëtiste me makinë rrugëve të jugut, deri sot, pa u shqetësuar se mund ta kapnin
Gjirokastër – Një djalë nga Vlora, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Strike 2”, për një rast të heqjes së paligjshme të lirisë dhe dhunimit, është kapur në Gjirokastër, raporton noa.al.
I dyshuari është Roberto Lapa, 30 vjeç, banues në Risili. Vlorë. Ai akuzohet se së bashku me dy persona të tjerë, pak ditë më parë më 21 maj, morën me forcë në Vlorë, një djalë 20-vjeçar, për t’i marrë 6 mijë euro.
Policia e Vlorës tha sot se pasi shkëmbeu informacion me kolegët e skajit jugor të vendit, të bëjnë lokalizimin dhe më pas arrestimin e Roberto Lapa, 30 vjeç, banues në fshatin Risili, Vlorë.
30-vjeçari u kap teksa lëvizte me automjet, në aksin rrugor “Tepelenë-Gjirokastër”.
Ai akuzohet se më datë 21.05.2026, në bashkëpunim me shtetasit Brajën Habazaj dhe Leandër Kapllani alias L. L. (të arrestuar më parë), kanë marrë me forcë, në automjet, një 20-vjeçar, të cilin e kanë çuar në një ambient të veçuar, ku e kanë dhunuar, për t’i marrë 6 000 euro.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





