Transmetuar më 29-05-2026, 16:35

I publikuar së fundmi si skandali i videove intime të Mirjana Pajkoviç, ish-drejtoreshë në Ministrinë e të Drejtave të Njeriut në Mal të Zi, vijon të shkaktojë debat dhe reagime në vendin fqinj, disa muaj pas publikimit të materialeve eksplicite në platforma për të rritur.

Pajkoviç u bë fillimisht virale pas publikimit të videove intime, ndërsa më vonë mediat malazeze raportuan edhe për lidhjen e saj me Dejan Vukshiç, ish-drejtor i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së Malit të Zi dhe ish-këshilltar i presidentit Jakov Milatoviç.

Debati mori një tjetër dimension pasi në opinionin publik nisën aludimet se në materiale të tjera komprometuese mund të përfshihen edhe figura të njohura politike. Për këtë arsye, gjatë një interviste televizive, ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, u pyet drejtpërdrejt nëse shfaqej në ndonjë prej videove.

“Nuk ka asgjë aty. Nuk jam fare aty”, u përgjigj Abazoviç me tone ironike dhe i buzëqeshur.

I pyetur më tej nëse ndihej i shqetësuar nga kjo histori, Abazoviç deklaroi se gjatë viteve në politikë kishte kaluar shumë tentativa diskreditimi dhe sulme personale.

“Kam kaluar nëpër shumë sita. Për mua ishte avantazh që gjatë gjithë këtyre viteve nuk kam qenë njeri familjar”, u shpreh ai.

Ish-kryeministri la të kuptohej se persona të lidhur me krimin e organizuar kanë tentuar ta komprometojnë përmes skandaleve të tilla.

“E kuptova menjëherë çfarë donin të bënin këta njerëz nga krimi i organizuar”, deklaroi Abazoviç.

Pas deklaratave të tij reagoi vetë Mirjana Pajkoviç, e cila publikoi një video në TikTok duke i kërkuar ish-kryeministrit të mos e përmendë më emrin.

“Po mbi çfarë je ti, Dritan? Hajde na trego pak. Mos ma përmend më emrin. Nëse nuk je i sigurt që s’duhet të më përmendësh, pyet Filipin”, tha ajo, duke iu referuar Filip Axhiqit, ish-ministrit të Brendshëm të Malit të Zi.

Më tej, Pajkoviç përmendi edhe Dejan Vukshiçin, ish-drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, të cilin Abazoviç e kishte shkarkuar gjatë kohës sa ishte kryeministër.

“Ose pyet ‘Plakun’ nga ANB-ja, Dejan Vukshiçin, që e shkarkove, por më pas përfunduat në të njëjtin koalicion politik”, deklaroi ajo.

Në reagimin e saj, Pajkoviç hodhi gjithashtu akuza ndaj njerëzve pranë qeverisë së dikurshme të Abazoviçit, duke pretenduar se komunikime të përgjuara të saj janë dorëzuar në Agjencinë Kombëtare të Sigurisë dhe në Prokurorinë Speciale të Malit të Zi.

“Ai do ta konfirmojë që mes njerëzve të tu kishte nga ata shumë problematikë, pikërisht gjatë qeverisë tënde. Por ti nuk e kupton këtë, sepse je ‘mbi situatën’”, u shpreh ajo.

Mirjana Pajkoviç ka deklaruar vazhdimisht se çështja nuk duhet trajtuar si një skandal seksual, por si një rast i krimit kibernetik dhe shkeljes së të drejtave kushtetuese.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit