

Një ngjarje tragjike ka tronditur Kenya, ku të paktën 16 nxënëse kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu një shkollë me konvikt për vajza në qarkun Nakuru.
Sipas autoriteteve lokale, flakët shpërthyen gjatë natës në konviktin e Utumisi Girls Academy, ndërsa disa nxënëse të tjera mbetën të plagosura dhe po marrin trajtim mjekësor.
Mediat vendase raportojnë se zjarri ka nisur rreth orës 01:00 pas mesnate, sipas kohës lokale. Në vendngjarje ndërhynë menjëherë ekipet zjarrfikëse dhe forcat e policisë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të evakuuar nxënëset nga godina.
Autoritetet konfirmuan se zjarri është shuar, por ekipet e shpëtimit vijojnë kontrollet në ambientet e konviktit për të verifikuar nëse ka persona të tjerë të bllokuar.
Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Kjo është një tjetër tragjedi e rëndë për sistemin arsimor në Kenia. Në vitin 2024, një zjarr në një shkollë fillore me konvikt në qarkun fqinj Nyeri shkaktoi vdekjen e 21 nxënësve.
16 students died following a dormitory fire at Utumishi Girls Academy in Gilgil, Kenya. At least 74 others have been admitted to hospital with injuries.The Kenya Red Cross says the incident was reported at 3:30 a.m. local time on Thursday.More updates to follow. pic.twitter.com/ZYvgbe07G9
— BBC News Africa (@BBCAfrica) May 28, 2026
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






