Transmetuar më 28-05-2026, 10:51

ELBASAN – Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 61 vjeçarin Petri Bozo.

Vendimi i vlerësimit të masës së sigurisë erdhi pas shqyrtimit të rrethanave të aksidentit rrugor ku ai u përfshi disa ditë më parë.

Sipas dosjes hetimore, Bozo dyshohet se ka shkaktuar aksidentin rrugor në të cilin humbi jetë djali 7 vjeçar Algit S.

Organi i akuzës paraqiti në seancë provat e grumbulluara nga vendi i ngjarjes, duke kërkuar izolimin e Bozos në qeli, kërkesë kjo që u pranua e plotë nga gjykata.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit