Transmetuar më 28-05-2026, 07:20

TIRANË – Vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët dhe vranësira kalimtare gjatë pjesës së dytë të ditës.

Sipas parashikimit meteorologjik, kthjellimet do të dominojnë në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa përgjatë zonave malore në lindje priten alternime me vranësira mesatare gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.

Reshje shiu të karakterit lokal dhe me intensitet të ulët parashikohen kryesisht në zonat malore të lindjes dhe jugut të vendit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje, me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s. Në vijën bregdetare dhe zonat luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri në 8 m/s.

Sa i përket kushteve detare, valëzimi në detin Adriatik dhe Jon parashikohet të jetë i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit