Transmetuar më 27-05-2026, 23:25

Të shtëna me armë në Prishtinë, humb jetën Agron Hajdari i njohur si “Radulla”

Një person ka humbur jetën mbrëmjen e kësaj të mërkure në Prishtinë pas të shtënave me armë zjarri në zonën e Bregut të Diellit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në rrugën “Sali Nivica”, ndërsa viktima është identifikuar si Agron Hajdari, i njohur ndryshe me nofkën “Radulla”.

Lajmi është konfirmuar fillimisht nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri me dije se policia ka marrë informacion për të shtëna me armë dhe menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor.

Sipas tij, mjekët kanë konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 20:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugën ‘Sali Nivica’ në Prishtinë. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e një personi mashkull. Policia në koordinim me prokurorinë ka nisur hetimet lidhur me rrethanat e këtij rasti”, deklaroi Pllana.

Ndërkohë, kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi, konfirmoi se viktima e ngjarjes është Agron Hajdari.

Policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes, ndërsa deri tani nuk ka informacion zyrtar për autorët apo motivet e ngjarjes.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit