Transmetuar më 27-05-2026, 22:01

Të shtëna me armë në Athinë, autorët hynë në biznes dhe plagosën pronarin

Alarm në Athinë pas një sulmi me armë zjarri të regjistruar në zonën e Patisionit, ku mbeti i plagosur pronari i një biznesi.

Sipas mediave greke, autorët e dyshuar, shtetas shqiptarë me precedentë të rëndë penalë, janë filmuar nga kamerat e sigurisë teksa lëviznin në zonë pak para sulmit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30, kur personat e armatosur hynë në një dyqan telefonash celularë në pronësi të një shtetasi pakistanez dhe hapën zjarr ndaj tij.

Pronari i biznesit u qëllua dy herë në këmbë dhe nuk arriti as të kërkonte ndihmë, ndërsa autorët u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Dëshmitarë okularë që ndodheshin në bizneset pranë thanë se autorët vepruan pa asnjë hezitim, pavarësisht pranisë së kalimtarëve dhe familjeve në zonë në atë moment.

Policia greke ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa po shqyrtohen edhe pamjet filmike të siguruara nga kamerat e sigurisë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit