

TIRANË – Historia mes Indrit dhe Vanesës, e bërë virale pas një letre të lexuar publikisht nga ky i fundit, ka marrë një zhvillim të ri në rrjetet sociale, ku Vanesa ka reaguar në mënyrë të tërthortë.
Në letrën e tij, Indriti i dha fund marrëdhënies duke theksuar se nuk sheh të ardhme për çiftin dhe se gjatë kohës së ndarjes kishte ndjerë më shumë “liri sesa mungesë”. Ai shprehej gjithashtu se diferencat emocionale mes tyre ishin bërë më të dukshme dhe se, sipas tij, Vanesa meriton një person tjetër që ta dojë më shumë.
Pas publikimit të letrës, Vanesa ka zgjedhur të mos reagojë drejtpërdrejt ndaj ish-partnerit, por ka ripostuar një moment nga “Ferma VIP”, ku Elvis Pupa shprehej me tone kritike ndaj personave që, sipas tij, janë manipulues dhe të pasinqertë në marrëdhënie.
“Gjithë mashtruesit kanë me vuajtur në këtë jetë, gjithë manipuluesit se vuajnë se e varin jetesën e vet te manipulimi i të tjerëve…”, thuhet në videon e ripostuar nga Vanesa.
Ky veprim është interpretuar nga ndjekësit si një reagim i tërthortë dhe i ngarkuar emocionalisht ndaj deklaratës së Indritit, pa hyrë në një përballje të drejtpërdrejtë mes tyre.
Historia e tyre ka nxitur reagime të shumta në rrjete sociale, ndërsa ndjekësit vazhdojnë të komentojnë zhvillimet mes çiftit të njohur nga reality show.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





