

Pas 8 lingotave të arit, 4 prej të cilave janë gjetur, Agai ka fshehur edhe para nën tokë.
Janë plot 10 mijë euro që janë groposur në zonëne fermës.
Kush prej fermerëve do ti gjejë, do i përfitojë, edhe nëse nuk është finalist.
Kjo shumë duket se i ka tunduar fermerët, të cilët kanë nisur planet se në cilën anë do gërmojnë.
Në finalen e madhe që do mbahet në 15 shtator do të shkojnë 5 fermerë. Përveç fermerit që do marrë çmimin e madh, me para do dalin edhe 4 të tjerët, të cilët do marrin nga 10 mijë euro secili.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






