

Trupi i pajetë i një personi është gjetur mëngjesin e sotëm pranë segmentit rrugor që lidh fshatrat Radostinë dhe Vadhiz në Fier. Sipas informacioneve paraprake nga terreni, dyshohet se viktima ka humbur jetën si pasojë e mbytjes, megjithatë shkaqet mbeten ende zyrtarisht të papërcaktuara.
Sipas burimeve policore, viktima rreth 68 vjeç dyshohet të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale pasi nuk konstatohen shenja dhune në trupin e tij.
68 vjeçari çdo mëngjes shkonte nga toka e tij dhe këtë mëngjes është gjetur i mbytur në kanalin anës tokës së tij.
Shënim: Në kuadrin e censurës ndaj medias dhe publikit, që nga 6 maji policia as jep informacion për ngjarjet dhe as i konfirmon ato.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






