Transmetuar më 26-05-2026, 19:47

Një aksident tragjik është regjistruar në Uganda, ku një furgon u përplas me një elefant brenda Murchison Falls National Park, duke shkaktuar vdekjen e tre personave dhe plagosjen e katër të tjerëve.

Sipas mediave lokale, ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës, më 24 maj, ndërsa në automjet udhëtonin shtatë zyrtarë të Autoritetit të të Ardhurave të Ugandës.

Raportohet se shoferi goditi elefantin gjatë lëvizjes në park dhe më pas humbi kontrollin mbi automjetin, çka solli aksidentin fatal.

Në një deklaratë zyrtare, policia u bëri thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në zonat e mbrojtura dhe parqet kombëtare, duke theksuar se kafshët e egra kalojnë shpesh rrugët automobilistike.

“Shoferëve u kërkohet të tregojnë kujdes të jashtëzakonshëm kur ngasin brenda parqeve kombëtare dhe zonave të mbrojtura”, thuhet në reagimin e autoriteteve.

Pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes tregojnë pasagjerët duke kërkuar ndihmë pranë automjetit të dëmtuar, ndërsa elefanti i plagosur shihet duke tentuar të ngrihet pranë një zone me shkurre.

Ngjarja ka rikthyer në vëmendje rrezikun e lëvizjes së automjeteve në habitatet natyrore të kafshëve të egra dhe nevojën për respektimin e rregullave të sigurisë në parqet kombëtare.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit