Transmetuar më 26-05-2026, 17:35

Një tentativë për futjen e lëndëve narkotike në Burgun e Dubravës, në Pejë, është parandaluar nga autoritetet penitenciare në Kosovë.

Sipas informacioneve paraprake, gjatë një vizite familjare, një grua ka tentuar të fusë në ambientet e burgut një sasi të dyshuar droge, të fshehur brenda një pelene për fëmijë.

Gjatë kontrollit rutinë, stafi i burgut ka konstatuar dy qese plastike me substancë të dyshuar narkotike, të vendosura në pelenë.

Menjëherë pas zbulimit të rastit, vizita është ndërprerë, ndërsa autoritetet penitenciare kanë njoftuar Policinë e Kosovës dhe njësitë hetimore në Pejë, të cilat kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Burime zyrtare bëjnë me dije se ndaj të burgosurit që dyshohet se lidhet me rastin janë marrë masa disiplinore, duke u transferuar në regjim më të rreptë deri në përfundim të hetimeve.

Ndërkohë, autoritetet po punojnë për identifikimin e plotë të lëndës së sekuestruar dhe dokumentimin e përgjegjësive ligjore të personave të përfshirë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit