

Francesco Diviesti u vra një vit më parë dhe trupi i tij u dogj në një zonë të izoluar të Alta Murgia-s në Itali. Sot, u ekzekutuan 15 masa paraprake personale, të lëshuara nga gjyqtari hetues i Barit dhe gjyqtari i Gjykatës së Shkallës së Parë të Posaçme të Tiranës për Antikorrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si pjesë e hetimeve të koordinuara nga Drejtoria Antimafia e Rrethit të Barit dhe Zyra e Prokurorit të Posaçëm të Shqipërisë për Antikorrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Viktima u dogj mes gomave pas konfliktit dhe të shtënave
Sipas hetimeve, Diviesti u vra nga dy persona dhe ngjarja dyshohet të ketë nisur pas një tentative zhvatjeje për një borxh prej 500 eurosh, i cili më pas ishte ulur në 300 euro, lidhur me marrjen me qira të një automjeti në favor të të dyshuarit kryesor, 41-vjeçarit Igli Kamberi.
“Diviesti kundërshtoi kilometrat e automjetit të marrë me qira dhe ky qëndrim u interpretua si një fyerje, sepse 26-vjeçari vuri në diskutim rolin dominues të 41-vjeçarit, fjalën e tij. Një fyerje që, sipas gjuhës më primitive të pushtetit mafioz, duhej larë me gjak”, shpjegoi zëvendësprokurori Giuseppe Gatti, koordinator i Drejtorisë Antimafia të Barit.
“Frika mbetet arma më efektive për të ushtruar presion dhe këtë e konfirmon edhe deklarata e një miku të 26-vjeçarit, i cili pasi tregoi për tentativën e zhvatjes dhe pas gjetjes së trupit, u kthye tek hetuesit për të tërhequr deklaratën, sepse kishte përmendur emra personash që, sipas tij, ishin të rrezikshëm”, tha më tej Chimienti.
Asgjësimi i trupit të 26-vjeçarit ishte “një mesazh për të gjithë: kush gabon, paguan. Me gjak”, theksoi prokurori Roberto Rossi.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





