

Gruaja që u fut me një thikë në godinën e gjykatës së shkallës së parë të Vlorës është shoqëruar në drejtorinë policore pas incidentit që ndodhi më herët sot.
Ajo pranoi të shoqërohej nga punonjësit e policisë, duke u kërkuar mos ta prekin e duke siguruar se do të futej vetë në makinë siç shihni foton.

Më tej, gruaja, besimtare që respekton dhe veshjen fetare, ka shpjeguar incidentin e ndodhur.
Ajo tha se ishte e vërtetë që kishte një thikë në teshat e trupit, por shtoi se nuk kishte për qëllim ta përdorte atë në gjykatë.
Gruaja tha se u fut në gjykatë sepse donte të dorëzonte disa dokumente për shtëpinë të cilën ia kanë prishur.
Kur bëri të futej, skaneri që ndodhet në hyrje, nxori alert duke sugjeruar se ajo kishte me vete armë të ftohtë.
E dyshuara pohoi se atë thikë të vogël që i gjetën e ka për përdorim vetjak dhe se e mban gjithmonë me vete dhe se e përdor për të ushqyer kafshët, macen të cilës duke e ushqyer me salsiçe, thika sipas saj i duhet për ti prerë ato.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





