Transmetuar më 25-05-2026, 12:55

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (KMSH) ka bërë publik programin zyrtar të faljes së Kurban Bajramit, i cili do të zhvillohet të mërkurën, më 27 maj 2026, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Sipas njoftimit, ceremonia do të nisë në orën 06:00, ndërsa falja e namazit të Bajramit do të kryhet në orën 06:30, nën drejtimin e Kryetarit të KMSH-së, H. Bujar Spahiu. Hutbeja e Bajramit do të mbahet në orën 06:35 nga Myftiu i Tiranës, Bilal Teqja.

Programi i plotë i faljes së Kurban Bajramit: 06:00 – Hapja e programit 06:05 – Lexim i Kuranit nga Hafiz Enes Hyka 06:10 – Fjala përshëndetëse e Kryetarit të KMSH-së, H. Bujar Spahiu 06:20 – Ligjëratë nga Nënkryetari i KMSH-së, Taulant Bica 06:30 – Falja e namazit të Bajramit 06:35 – Hutbeja e Bajramit nga Myftiu i Tiranës, Bilal Teqja

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë u ka bërë thirrje besimtarëve të marrin pjesë në këtë festë të rëndësishme fetare, duke respektuar rregullin dhe qetësinë gjatë zhvillimit të ceremonisë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit